Mbledhja e KKIE, Ministrja Xhaçka: Raporti pozitiv i KE, shtysë për ta bërë realitet sa më shpejt anëtarësimin tonë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me raportin e KE për Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.
Ministrja Xhaçka theksoi se raporti njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.
“Ajo që spikat në këtë raport është vlerësimi që i bëhet rolit të Shqipërisë si një partner aktiv dhe i besueshëm i BE, me një politikë të jashtme që bazohet në vlerat evropiane dhe të linjëzuar plotësisht me deklaratat dhe vendimet kufizuese të BE-së në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme e të sigurisë. Ne e shohim rrugën përpara, i dimë detyrat tona. Do të jetë një rrugë e vështirë, por ne duhet të jemi bashkë në këtë proces. Detyrimi ynë i përbashkët është ta bëjmë realitet sa më shpejt anëtarësimin tonë në BE”, tha ajo.
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2022, i cili publikua më datë 13 tetor, është një dokument pune që pasi identifikon arritjet, përcakton fushat se ku do të përqëndrohet puna e përbashkët dhe dialogu me Komisionin Evropian në javët dhe muajt që vijnë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00