Ministri Bushati merr pjesë në takimet e Ministrave të Jashtëm të rajonit kushtuar sigurisë dhe proceseve integruese

Në vijim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, me 22 shtator 2016, u zhvillua takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike.

Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës SHBA-Adriatike, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe të dy vendeve vëzhguese të saj, Kosovës e Serbisë.

Në fokus të diskutimeve ishin situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5 në funksion të integrimit euro-atlantik të BP, diskutimi mbi rrugët e nxitjes së bashkëpunimit dhe rëndësia e zgjerimit të Kartës në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vlerësoi lart punën e kryesisë kroate të Kartës së Adriatikut, duke iu referuar sfidave aktuale për sigurinë evropiane dhe rajonale. Ai gjithashtu u ndal tek kontributi i Shqipërisë në përballimin e tyre.

Në këtë kuadër, ai vuri theksin në domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në funksion të përballimit eficent të sfidave të sigurisë, jo vetëm për rajonin  tonë, por edhe më gjerë.

Ministri Bushati vlerësoi kontributet e vendeve pjesëmarrëse, si në operacionet e drejtuara nga NATO, veçanërisht në Afganistan, ashtu edhe në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Njëkohësisht, Ministri Bushati evidentoi rolin e Kosovës në stabilitetin e paqen në rajon dhe theksoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të saj në Kartë, si hap i nevojshëm në funksion të integrimit të plotë euro-atlantik të rajonit tonë, konsolidimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Në takimin e zhvilluar mes Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Komisionerit Hahn dhe Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së, Goran Svilanovic, diskutimet u fokusuan në avancimin e proceseve integruese në rajon, në vazhdën e Procesit të Berlinit. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00