Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Kretë për të zhvilluar një takim dy ditor me homologun e tij grek Nikos Kotzias në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes dy vendeve.
Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe.
Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.