“Vizita e Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini, me rastin e publikimit të rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në – thekson Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati - shënon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kapitullin e ri që po hapim.
Mesazhet e kësaj vizite janë të qarta për këdo. Rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është plotësisht i merituar dhe vjen si rrjedhojë e fruteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese.
Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje. Por futja në një fazë të re edhe më impenjative që kërkon ritëm dhe cilësi edhe më të madhe për reformat që do të ndërmerren.”