Ministri Bushati takon Zv. Presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans dhe Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramolupos

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, më 4 dhjetor 2017, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u takua me Zv. Presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans si dhe Komisionerin Avramopulos.

Ministri Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësive kyç dhe vlerësoi mbështetjen e Komisionit Evropian për axhendën evropiane të Shqipërisë. Ai nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësimit do të konsolidojë angazhimin e pandalshëm në transformimin dhe modernizimin  evropianizues të vendit.

Gjatë të dy takimeve, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave. 

Në takimin me Zv. Presidentin Timmermans, Ministri Bushati theksoi se reforma transformuese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Zv. Presidenti inkurajoi vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, si themeli për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit te integrimit.

Gjatë takimit me Komisionerin Avramopoulos, Ministri Bushati nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Gjithashtu, ai theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të  palëkundur dhe të pakthyeshëm.

Komisioneri  Avramopoulos vlerësoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00