Ministri Bushati zhvillon takim me Ministrin austriak Kurz dhe merr pjesë në konferencën mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor - 27 prill 2016

Ministri i Punëve Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi takim me Ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme Republikës Austrisë, Sebastian Kurz. Kjo vizitë vjen një moment veçantë për dy vendet para pak ditësh kremtuan 60 vjetorin e rivendosjes marrëdhënieve dypalëshe dhe dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Austrisë

Procesi i integrimit evropian, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh, koordinimi i përpjekjeve përbashkëta menaxhimin e sfidave aktuale me cilat po përballet Bashkimi Evropian si kriza migratore dhe siguria kontinent, ishin çështjet kryesore u trajtuan takim

Ministri Kurz e njohu Ministrin Bushati me vëmendjen e veçantë i kushton ky vend Ballkanit Perëndimor, duke rikonfirmuar qasjen e afërt rajonit drejt Bashkimit Evropian dhe angazhimin e Austrisë këtë drejtim

Ministri Bushati e njohu Ministrin Kurz me progresin e bërë nga qeveria shqiptare adresimin e 5 prioriteteve kyçe, duke u ndalur veçanërisht reformën drejtësi. Ai vlerësoi kontributin e qeverisë austriake mbështetje procesit reformave vend. Mbështetja e vazhdueshme e Austrisë është pasqyruar qartë edhe Strategjinë për Zhvillim 2015-2020, ku asistenca për forcimin e administratës publike, shtetin e drejtës e arsimin profesional janë vetëm disa nga drejtimet kryesore bashkëpunimit dypalësh

Palët gjithashtu diskutuan mbi intensifikimin e bashkëpunimit fushat prioritare si turizmi, energjia, arsimi, industria minerare etj.

Ministri Bushati vlerësoi qëndrimin e Austrisë si një ndër vendet anëtare mbështetje te zgjerimit dhe u shpreh se: “jemi duke zbatuar planin e përbashkët veprimit mes dy vendeve për këtë vit, i cili përmban një sërë angazhimesh dhe aktivitetesh konkrete mbështetje avancimit vendit rrugën e integrimit, me objektiv marrjen e vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim BE. Ky plan shtrihet fusha si integrimi evropian, ekonomia, programe zhvillimit, administrata publike, edukimi, shkenca dhe shoqëria civile”.
 
                                        *                     *                   *
Gjithashtu, Ministrat Bushati dhe Kurz morën pjesë në konferencën mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u organizua në Vjenë nga Ministria Federale e Austrisë për  Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme. Konferenca u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përgatitjes së Samitit të radhës që zhvillohet në Paris, në korrik 2016. 

Kjo konferencë u ndal angazhimet e ndërmarra nga qeveritë e vendeve rajonit dhe deklaratën mbi çështjet dypalëshe nënshkruar nga Ministrat e Punëve Jashtme Ballkanit Perëndimor Samitin e Vjenës, gusht 2015. Gjithashtu, u diskutua krijimi i instrumenteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe si dhe ndërtimi i një strukture për matjen e progresit

Ministri Bushati mori pjesë panelin e nivelit lartë me temë: “Ballkani Perëndimor: Një proces energjik i zgjerimit evropian me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe”

fjalën e tij, Ministri Bushati evidentoi transformimin rrënjësor ka pësuar Ballkani Perëndimor sajë perspektives evropiane dhe nevojën e vijimit këtij procesi funksion stabilitetit rajonit. Duke u ndalur natyrën e mosmarrëveshjeve dypalëshe rajon, Ministri Bushati u shpreh se: "Dëshiroj t’i ndaj mosmarrëveshjet e hapura dypalëshe Ballkanin Perëndimor tre kategori ndryshme:

- kategorinë e parë janë ato mosmarrëveshje dypalëshe trashëguara nga një e kaluar e largët. 
- Në kategorinë e dytë janë çështjet e shtet-ndërtimit që u shfaqën pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
- Në kategorinë e tretë janë mosmarrëveshjet dypalëshe që mbartin një rëndësi praktike për të ardhmen, por që jo domosdoshmërish shkaktojnë pengesa për zgjerimin e BE-së.

Dua gjithashtu të shtoj se mekanizmat aktualë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duhet të integrojnë në qasjen e tyre dimensionin e zhvillimit ekonomik. Ekziston nevoja për të kanalizuar më tej ndihmën e BE-së ndaj politikave të rritjes, ndërlidhjes dhe zvogëlimit të pabarazive ndërmjet vendeve të BP dhe BE-së".

Në konferencë u nda vlerësimi se mosmarrëveshjet dypalëshe përbëjnë ende një rrezik real për stabilitetin, duke vonuar dhe penguar procesin e integrimit evropian dhe duke krijuar barriera në bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Për progres të mëtejshëm në kapërcimin e mosmarrëveshjeve, mbetet kyç roli i një perspektive të besueshme anëtarësimi në BE. Në këtë kontekst, Ministri vlerësoi Procesin e Berlinit për rivitalizimin e procesit të zgjerimit si dhe rolin kyç të BE-së në ndërmjetësimin për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00