Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Përhershëm për Punët e Jashtme, Takaaki Katsumata dhe Grupin Parlamentar të Japonisë

Ministri Hasani theksoi se dinamika e fundit në shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë tregon qartë se sa shpejt po përparojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Ministri Hasani u shpreh besimplotë se Komisioni i Përhershëm i Punëve të Jashtme do të ushtrojë ndikimin e tyre pozitiv dhe do të lehtësojnë procedurën përkatëse, në bashkëpunim me MPJ-në, me synim heqjen e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë me pasaporta të zakonshme.
Të dyja palët shprehën vullnet për të rritur shkëmbimet e nivelit të lartë dypalësh dhe dialogun politik për të siguruar shkëmbim pikëpamjesh dhe koordinim efikas për çështje me interes të ndërsjellë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00