Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në mediat britanike se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta.
Ministrja Xhaçka thekson se nuk ka pasur ndonjëherë bisedime për një ide të tillë, duke e cilësuar të turpshme sajesën e këtij lajmi nga mediat angleze.
"Ne jemi krenarë për strehimin e 4000 refugjatëve afganë, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do të kthehemi kurrë në një qendër ku vende ku e ku më të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantët e tyre. Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë", shkruan ministrja në Twitter