Ministrja Xhaçka dënon aktin terrorist në Izrael: Vrasja e njerëzve të pafajshëm nuk është kurrë zgjidhja

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur në Izrael, ku si pasojë e të cilit humbën jetën 5 persona.
Ministrja Xhaçka ka dënuar ashpër këtë akt barbar, duke theksuar se vrasja e njerëzve të pafajshëm nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur.
“Ne qëndrojmë pranë Izraelit kundër këtyre sulmeve të tmerrshme terroriste. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave. Ne inkurajojmë dhe mbështesim çdo hap drejt një procesi gjithëpërfshirës paqeje në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës i këtij lloji brenda një jave në Izrael.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00