Ministrja Xhaçka jep lajmin e shumëpritur: Marrëveshja për njohjen e patentave botohet në Fletoren Zyrtare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, bëri me dije se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentave mes Shqipërisë dhe Italisë është botuar në Fletoren Zyrtare. 
Ministrja Xhaçka ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin e publikuar në Fletoren Zyrtare, duke theksuar se tashmë pritet ratifikimi nga autoritetet italiane, për të nisur shumë shpejt zbatimin. 
Kjo marrëveshje u dakordësua gjatë vizitës së Ministres Xhaçka në Itali më 12 mars, ndërsa më 18 mars ajo u firmos në Tiranë mes Kryediplomates Xhaçka dhe ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00