Ministrja Xhaçka pret ambasadoren Kim: Votimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, mundësi historike për diplomacinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëton këtë fundjavë drejt New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku më 11 qershor do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022 – 2023. 
Përpara nisjes për në SHBA, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.  
Përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit, Ministrja Xhaçka deklaroi se përgatitjet për KS po vazhdojnë me hapa të shpejtë, teksa e cilësoi këtë si një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.
Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë. 
Vendi ynë paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore dhe e mbështet këtë kandidaturë në 6 prioritetet kryesore:
- Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;
-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;
-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm  dhe terrorizmit;
-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;
-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit;
Në linkun e mëposhtëm gjeni broshurën me prioritetet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit: https://bit.ly/34PZj4h

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00