Ministrja Xhaçka pret homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në një takim Ministrin për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Ministrja Xhaçka vlerësoi ecurinë pozitive të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe veçanërisht intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, përmes investimeve konkrete, marrëveshjen e arritur së fundmi me palën emiratese për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që vizitojnë EMA, duke filluar nga data 19 prill 2023, dhe mbështetjen e tyre në fushën e sigurisë kibernetike.
Në planin e bashkëpunimit shumëpalësh, Ministrja Xhaçka dhe homologu emiratas u ndalën te kontributi që të dy vendet po japin gjatë shërbimit të tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dy shtete anëtare që bashkëpunojnë dhe ndajnë kryesisht interesa dhe vlerësime të ngjashme për shumicën e krizave që janë në agjendën e KS të OKB-së.
Në përfundim, kryediplomatët shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet në rajonet respektive, duke theksuar se fryma e zgjidhjes së konflikteve me bisedime është kontribut thelbësor për paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00