Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në aeroportin e Rinasit kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohen kancelares Merkel për mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
"Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë", shkroi ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
Kryediplomatja shqiptare shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.