Ministrja Xhaçka takon Fiona McCluney: Vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me ekipin e OKB-së në Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj McCluney lidhur me bashkëpunimin me ekipin e OKB-së në Tiranë, teksa vuri theksin në thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
“Shkëmbyem ide e mendime në avancimin e prioriteteve të përbashkëta si Axhenda e Grave, Paqes dhe Sigurisë, prioriteti kryesor i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, por edhe mbi Ukrainën dhe pasojat e mundshme të luftës për Shqipërinë”, u shpreh ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
Koordinatori i Përhershëm i OKB-së është përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Shqipëri dhe është përgjegjës për koordinimin e punës së Ekipit Vendor të OKB-së në Shqipëri.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00