Ministrja Xhaçka takon homologun emiratas: Shqipëria në Ekspo Dubai, mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me vendet e interesuara

Gjatë turit të saj në Lindjen e Mesme, Ministrja për Evropën dhe Punën e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështeten në lidhje të forta miqësie dhe mirënjohjeje.
Të dy ministrat ndanë mendimin se duke punuar ngushtë së bashku, dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës së saj në EBA, Ministrja Xhaçka vizitoi edhe pavionin shqiptar në Ekspo Dubai 2020-2021 dhe mori pjesë në ceremoninë zyrtare të Ditës Kombëtare të Shqipërisë në Ekspo Dubai.
Ministrja Xhaçka nënvizoi se Ekspo Dubai është një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar Shqipërinë, si dhe ofron mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me vendet e interesuara.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00