Ministrja Xhaçka takon Sir Stuart Peach: Avancimi i dialogut Kosovë-Serbi, kyç për stabilitetin e rajonit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Në fokus të takimit ishte situata në rajon dhe bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit.
Ministrja Xhaçka dhe Sir Peach shprehën dakordësinë se lufta në Ukrainë kërkon avancimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përmirësimin e situatës në Bosnje-Hercegovinë.
Kryediplomatja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj përkushtimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00