Misioni dhe Ambasada e Republikes së Shqipërisë i gjenden pranë viktimave dhe të plagosurve, si dhe familjeve dhe miqve te tyre të prekur nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm në Bruksel.
Ne qëndrojmë së bashku në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe në solidaritet me autoritetet dhe popullin belg në përballimin e situatës.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel qëndron në gatishmëri për situatën e krijuar. Shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë në numrin e emergjencës: ++32 (0) 488 95 02 17, si dhe në numrat ++32 (0) 2 640 1422; ++32 2 640 3544; ++32 2 644 3329.