Organizohet pritja me rastin e Ditës së Pavarësisë Luksemburg, 22 nëntor 2017

Ambasada e RSh-së në Bruksel, e cila mbulon edhe marrëdhëniet me Dukatin e Madh të Luksemburgut organizoi një pritje në Luksemburg, në datën  22.11.2017 me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë.

Të ftuar dhe pjesëmarrës në këtë pritje ishin anëtarë të parlamentit luksemburgez, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe  institucioneve të tjera  qëndrore, përfaqësues të fushës së biznesit/financave dhe kompanive luksemburgeze.

Gjithashtu ishin të pranishëm titullarë të trupit diplomatik rezident në Dukatin e Luksemburgut si dhe përfaqesues të komunitetit shqiptar që jetojnë e punojnë aty.

Të pranishmit i përshëndëndeti Ambasadorja e Jashtëzakonshme  dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, rezidente në Bruksel, Znj. Suela JANINA.

Gjatë kësaj pritjeje, për të pranishmit u ofruan materiale promovuese për nxitjen e investimeve dhe turizmit në Shqipëri, si dhe u shfaqen projektime me pamje të bukurive natyrore të vendit tonë. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00