PE miraton rezolutën për Shqipërinë, Ministrja Xhaçka: Thirrje e qartë për hapjen e vonuar të negociatave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Evropian.
Ministrja Xhaçka u shpreh se kjo është një thirrje e qartë për hapjen e vonuar të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Mirënjohje Parlamentit Evropian për Rezolutën për Shqipërinë, të miratuar sot me shumicë votash me vlerësim të lartë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit të palëkundur ndaj Bashkimit Evropian”, shkruan ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
Kryediplomatja shqiptare theksoi se është koha që BE të tregojë vizionin e saj strategjik dhe të njohë meritën e Shqipërisë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00