Procesi Screening: Shqipëria njihet në Bruksel me Kapitullin 28 “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit Publik ”

Shqipëria ka marrë pjesë në Bruksel në takimin shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 28-të të negociatave të anëtarësimit “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit Publik”. Ky është takimi i njëzetë i një serie takimesh të zhvilluara me Komisionin Evropian përgjatë gjashtë muajve të shkuar për kapituj negociues të ndryshëm.

Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor 2018, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore për vlerësimin analitik të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian para zhvillimit të procesit formal të anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit, delegacioni shqiptar u njoh me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian lidhur me legjislacionin për sigurinë e produkteve dhe Sistemin e Alarmit të Bashkimit Evropian (RAPEX),  për mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit, produktet kozmetike dhe pajisjet mjekësore, sëmundjet ngjitëse, parandalimin e abuzimit me drogën dhe alkolin, me programin Mjekësor të BE-së, gjithashtu dhe me mjediset e shëndetshme duke përfshirë parandalimin e lëndimeve, promovimin e sigurisë, plakjen aktive dhe të shëndetshme si dhe veprimin evropian në fushën e sëmundjeve të rralla. Në etapën e radhës, në takimin bilateral, Shqipërisë i kërkohet të paraqesë nivelin e përafrimit e të zbatimit të legjislacionit të saj me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe planet e strategjitë e saj për këtë qëllim.

Delegacioni shqiptar në këtë takim u kryesua nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Sokol Dedja dhe përbëhej nga përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik, Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Banka e Shqipërisë, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe institucione të tjera.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00