Procesi Screening: Shqipëria njihet në Bruksel me Kapitullin e 9-të “Shërbimet Financiare”.

Shqipëria ka marrë pjesë më 9 – 10 prill 2019 në Bruksel në takimin shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 9-të të negociatave të anëtarësimit “Shërbimet Financiare”. Ky ishte takimi i rradhës shpjegues i zhvilluar me Komisionin Evropian si pjesë e procesit screening për negociatat e anëtarësimit.

Delegacioni shqiptar në këtë takim u kryesua nga Z. Sokol Dedja, Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe znj. Violanda Theodhori, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve ligjore nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Misioni ynë në Bruksel si dhe përfaqësues të tjerë nga Banka e Shqipërisë si bashkërendues në këtë kapitull dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor 2018, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore për vlerësimin analitik të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, delegacioni shqiptar u njoh me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian. Agjenda e takimit konsistonte në prezantimin e kuadrit ligjor mbi Konglomeratet Bankare dhe Finaciare, Infrastrukturën e Tregjeve Financiare, Tregu i Titujve dhe Sherbimeve të Investimit,  Trugu i Sigurimeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEFA) dhe institucioni lider për këtë kapitull, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me grupet respektive të punës, në analizë të agjendës së takimit, kishte identifikuar institucionet kontribuese në këtë proces, si dhe përgatitur analizën paraprake ligjore së bashku pyetjet teknike lidhur në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Në etapën e radhës, në takimin bilateral, Shqipërisë i kërkohet të paraqesë nivelin e përafrimit e të zbatimit të legjislacionit të saj me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe planet e strategjitë e saj për këtë qëllim.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00