Shqipëri-Mal i Zi: Mbahet mbledhja e parë mes dy qeverive.

Sot, më datë 3 korrik 2018, u mbajt për herë të parë në Shkodër Takimi mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi.

 Në fokus të këtij Takimi ishte fuqizimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm, bazuar në modelin e shkëlqyer të fqinjësisë së mirë që gëzojnë dy vendet tona fqinje. Në epiqendër të diskutimeve ishte agjenda zhvillimore dhe veçanërisht brezi ndërkufitar si hapësirë që ndërlidh popullsitë e dy vendeve tona, në funksion të rritjes së shkëmbimeve dhe prosperitetit të tyre. Vëmendje e posaçme iu kushtua rritjes së ndërveprimit në kuadër të angazhimit të përbashkët konstruktiv të dy vendeve në Rajon, bashkëpunimin në kuadrin e Procesit të Berlinit, për përmirësimin e standarteve, heqjes së barrierave tregtare, thellimin e masave për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale etj. Për këtë qëllim, Dy Kryeministrat Rama dhe Markovic nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, si hartë rruge që identifikon drejtimet kyçe të bashkëpunimit, me synim ngritjen e tij në një stad të ri cilësor.

Mes dy qeverive u nënshkruan, gjithashtu,  disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi, ndër të cilat Marrëveshja për hapjen e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Zoga-Skje pranë Liqenit të Shkodrës që do të nxisë mobilitetin, potencialet turistike dhe një ndërlidhje më të mirë mes qytetarëve të dy vendeve dhe të Rajonit.

 Takimi u shoqërua me mbajtjen e një Forumi Biznesi mes Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeve, në prani të një numri të madh kompanish që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri dhe Mali të Zi.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00