Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural pranë Komisionit Europian (DG-Agri), z. Jersy Plewa, firmosën sot më 24 shtator 2015, në ambientet e Komisionit Europian marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare. Vlera financiare e kësaj marrëveshjeje është 71 mil euro deri në vitin 2020. Eshtë granti më i madh i alokuar nga Bashkimi Europian për asistencën dhe mbështejen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale.
Për më shumë klikoni këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=acehfN3AFQ0&feature=youtu.be