Shqipëria në Euro 2016

Kampionati Europian është gara kryesore e futbollit për meshkuj udhëhequr nga UEFA. Ky kampionat zhvillohet çdo katër vjet që nga themelimi i tij në vitin 1960. Emri i tij origjinal ishte "UEFA European Nations’ Cup”, ndërsa në vitin 1968 ai u quajt "UEFA European Championship Football". Që nga viti 1996 kampionatet emërtohen si Europiane - shkurtimisht "Euro" plus viti (p.sh. Euro 2012).

Deri në vitin 1980, vetëm katër përfaqësues kanë luajtur në fazën finale, ndërsa pas këtij viti tetë ekipe filluan konkurimin.

Në vitin 1996, konkurenca u zgjerua në 16 përfaqësues (katër grupe). Në Euro 2016, 24 përfaqësues do të konkurojnë në fazën finale.

Ky kampionat po mbahet në Francë dhe rëndësia e tij është e pazakontë për Shqipërinë, e cila është kualifikuar për herë të parë në fazën e fundit të këtij aktiviteti. Ëndrra e hershme e popullit shqiptar për garat e futbollit u bë realitet.

Shqipëria është pjesë e grupit A dhe do të përballet me ekipet e Francës, Rumanisë dhe Zvicrës.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00