Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka me diplomatët: Ekipi që do të përzgjidhet, fytyra e vendit në forumin e lartë

Nis procedura e finalizimit të ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit gjatë mandatit në periudhën 2022 – 2023.
Në ekip do të ketë diplomatë si dhe ekspertë të jashtëm, të cilat aplikuan për pozicionet specifike përmes platformës në faqen zyrtare të Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ministrja Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me diplomatët,  të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023. 
Ministrja Xhaçka theksoi se marrja e këtij mandati është një mundësi shumë e mirë që Shqipëria të fitojë admirimin dhe respektin e mbarë botës. 
“Do të kemi mundësinë të bëjmë zëdhënësin jo vetëm të interesave tona e të shqiptarëve, por edhe të rajonit e aleatëve e partnerëve tanë. Ne kemi mundësinë të bëjmë të gjitha këto e shumë më tepër sesa këto, por kjo do të varet nga ekipi që do të na përfaqësojë. Do të jetë ai ekip fytyra e Shqipërisë, do të jetë ai ekip që do të ulet në forumin më të lartë, përballë diplomatëve nga e gjithë bota për të çuar përpara agjendën e prioriteteve të Shqipërisë. Ai ekip, bashkë me ne këtu që do ta mbështesim, ka përpara sfidën që ta kthejë  këtë në një mundësi të artë për vendin, për të lënë gjurmë në historinë e OKB dhe për ta bërë Shqipërinë të fitojë admirimin e respektin e mbarë botës me një përfaqësim dinjitoz e profesional”, u shpreh ministrja në fjalën e saj. 
Pas diplomatëve, Ministrja Xhaçka dhe përfaqësues të MEPJ do të zhvillojnë takim online me ekspertët aplikantë jashtë sistemit diplomatik, të cilët kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e procesit. 
Kjo javë do të jetë vendimtare për finalizimin e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023. Aplikantët, diplomatë apo ekspertë, të përzgjedhur në fazën kualifikuese nga Komisioni i Posaçëm në MEPJ, do t’i nënshtrohen intervistave individuale për profilet për të cilat kanë interes, për të shkuar më pas në përbërjen finale të ekipit që ulet zyrtarisht në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB më 1 janar 2022

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00