Shtyrja e reciprocitetit, Ministrja Xhaçka: Qëndrojmë përkrah Kosovës, përgjegjësit për aktet destabilizuese të mbajnë përgjegjësi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi.
Ministrja Xhaçka theksoi se Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj.
“Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.
Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në datë 1 shtator 2022.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00