Soreca përfundon mandatin, Xhaçka: Mik i mirë që ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit në ikje të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, për të gjithë kontributin e tij gjatë këtij mandati.
Ministrja Xhaçka e vlerësoi Ambasadorin Soreca si një mik të mirë të Shqipërisë që ka mbështetur gjithmonë integrimin e vendit tonë në BE.
“Puna juaj e palodhur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë do të kujtohet me mirënjohje të pamasë. Të uroj më të mirat në pozicionin tënd të ri”, u shpreh kryediplomatja shqiptare në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca do t’i bashkohet ekipit të Zëvëndës Presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell në Bruksel, duke filluar nga data 1 prill 2022.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00