Në kuadër të punimeve të Konferences së Ministrave të Jashtem te Europës Juglindore që po mbahet në Bled të Sllovenisë, Ministri Bushati pati një takim me homologun Turk Çavusoglu.
Ministri Turk përgëzoi Ministrin Bushati për ri-emërimin në detyrë dhe shprehu vlerësimin për dinamizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve nën impulsin e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan.
Dy ministrat u shprehën optimistë për ecurinë e përpjekjeve për krijimin e linjës ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines.
Gjithashtu, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos në fushën e sigurisë.