Takim për lançimin e thirrjes së dytë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi- Shqipëri

Për të nxitur një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe cilësore me aplikime për financime projektesh nga Programi IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, më 18 mars 2019 u organizua në Podgoricë takimi për lançimin e  thirrjes së dytë për propozime në kuadër të këtij programi. Shqipëria u përfaqësua në këtë event nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Sokol Dedja.

Qëllimi i përgjithshëm i Programit  të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi- Shqipëri është të promovojë/forcojë marrëdhëniet e mira ndërkufitare dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve kufitare, nëpërmjet valorizimit të potencialeve turistike dhe një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, në respekt të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Zona e programit në Shqipëri përfshin qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe Bashkinë Tropojë.

Thirrja e dytë për aplikime  u  shpall më 26 Shkurt 2019 për prioritetet:

  • Mbrojtja e Mjedisit, adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i risqeve;
  • Promovimi i punësimit dhe përfshirja sociale e kulturore.

Paketa e thirrjes për Propozime gjendet në  linkun  CBC Programme MNE-AL_AP_2nd CfP FINAL.ZIP .

Informimi dhe udhëzimi i aplikuesve potencialë në Shqipri do të vijojë me takime informuese në Shkodër më 4 prill dhe në Lezhë me 5 prill.  Njoftimi për takimet informuese gjendet në linkun  Information sessions notice.doc  .

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00