Takim virtual me Angelina Eichhorst/ Ministrja Xhaçka: Kemi përmbushur kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim virtual me Drejtoren për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst. 
Në fokus të diskutimeve ishin përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit që pritet të mbahen në Shqipëri.
Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ndërsa nënvizoi se besueshmëria dhe përgjegjësia duhet të tregohet nga të dyja palët në këtë proces.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00