Takimi i KS për Ukrainën, Ministrja Xhaçka: Presim me padurim ditën për nisjen e një procesi pajtimi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të përvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
Ministrja Xhaçka theksoi se mbështetja e rezolutës për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një tregues i fuqishëm se bota hedh poshtë përpjekjet e Rusisë për të minuar Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.
“Kjo luftë duhet të marrë dhe do të marrë fund. Por fundi që ne parashikojmë është fundi i agresionit, jo fundi i rendit botëror të bazuar në rregulla. Fundi i pranisë së trupave ruse në Ukrainë, jo fundi i jetës atje. Duhet të ketë dhe do të ketë një të ardhme me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, me një Ukrainë të lirë dhe të sigurt. Ne presim me padurim ditën, shpresoj së shpejti, për fillimin e një procesi shërimi dhe pajtimi. Por derisa të vijë ajo ditë, Ukraina dhe populli i saj meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, tha ajo.
Një ditë më parë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me një shumicë dërrmuese votash rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00