Takimi ndërqeveritar Shqipëri-RMV, miratohen dy memorandume në kuadrin e politikës së jashtme

Është mbajtur në Shkup, mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan në total 21 marrëveshje.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe homologu Bujar Osmani nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi: ai për digjitalizimim e shërbimeve konsullore
dhe për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve diplomatike.
Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve tona, por këtë herë në fushën e trajnimeve diplomatike, nëpërmjet Akademive Diplomatike të cilat angazhohen në ndërtimin e një kuadri ligjor/rregullator dhe hartimin e programeve të punës në fushën e trajnimeve, për të cilat palët do të dakortësohen gjatë rrugës.
Takim i parë i dy qeverive, është mbajtur në Pogradec, më datë 15 dhjetor 2017.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00