Jeni gati të përfaqësoni gjeneratën e ardhshme të administratës publike?
Komisioni Europian dhe Këshilli Britanik lançojnë Skemën e BE-së për Profesionistët e Rinj të Ballkanin Perëndimor - Raundi II (YPS 2017), i cili përmban dy programe trajnimi në institucionet akademike të BE (Sciences Po në Paris dhe Kolegji i Evropës në Bruzh) si dhe komponentin e shkëmbimit rajonal për nëpunësit e rinj civilë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim përforcimin e bashkëpunimit rajonal, si element thelbësor i integrimit evropian, në nivelin e shërbimit civil.
Programi, gjuha e punës e të cilit është në anglisht, do të ofrojë deri në 30 vende, 5 për secilin vend të rajonit. Kjo thirrje është e hapur për nëpunës civilë të nivelit të mesëm me 2-5 vjet përvojë pune në Administratën Publike të përfshirë në formulimin e politikave dhe planifikimin strategjik brenda Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Financave, njësive strategjike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Integrim Evropian si dhe nëpunësit civilë të ministrive të tjera të linjës të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e Integrimit Evropian.
Tekstin e plotë të aplikimit e gjeni në: http://eu4wb6.com/CALL-FOR-APPLICATIONS-YPS-2017.pdf