Xhaçka–Roswall: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE vendimtar për sigurinë e Evropës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Ministren për Çështjet e Bashkimit Evropian të Suedisë, Jessika Roswall.
Ministrja Xhaçka vlerësoi vizitën e Ministres Roswall në Shqipëri, teksa u shpreh se ky takim rikonfirmon faktin se Suedia i njeh arritjet e Shqipërisë dhe mbështet rrugëtimin e vendit tonë drejt BE.
Të dy zyrtarët u shprehën parimisht se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet kyç për sigurinë e rajonit dhe gjithë Evropës.
Kryediplomatja shqiptare u shpreh se Shqipëria mbetet e gatshme për të përforcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet me Suedinë në fushat me interes të përbashkët.
Vizita e Ministres Roswall në Shqipëri vjen në kuadër të Presidencës suedeze të BE-së për gjysmën e parë të vitit 2023.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00