Xhaçka me ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri: Pozitivë për miratimin e kornizës negociuese

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një mbledhje virtuale me drejtuesit e misioneve të vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Ministrja Xhaçka dhe ambasadorët shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me këtë vit vendimtar për integrimin e Shqipërisë në BE duke e cilësuar 2021 si një vit vendimtar për Shqipërinë.
Në bisedën me diplomatët ndërkombëtarë kryediplomatja shqiptare deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, duke theksuar se Shqipëria i ka plotësuar tashmë të gjitha kushtet e parashtruara.
Ministrja Xhaçka theksoi bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit e BE në Shqipëri për të vendosur sa më parë mbi kornizën negociuese dhe Konferencën e parë Ndërqeveritare  Shqipëri - BE.​

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00