Xhaçka në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian: Vonesat në integrimin e rajonit cënojnë besueshmërinë e BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ku ka folur lidhur me raportin e progresit të KE. 
 
“Nuk është si e lexon raportin qeveria apo opozita, por është fakti që ky raport konfirmon qartë progresin e arritur gjatë vitit të fundit në plotësimin e të gjithë kushteve për fillimin e negociatave të anëtarësimit.
 
Komisioni Evropian është i qartë dhe bazuar në arritjet tona konkrete, e rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e Këshillit të  Marsit 2020 për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, u shpreh Xhaçka në fjalën e saj.
 
Sipas saj, duke lexuar këtë vlerësim objektiv teknik të Komisionit, që sot, Shqipëria – por edhe Maqedonia e Veriut në fakt - do duhet të kishin nisur formalisht negociatat. 
 
"Bashkimi Evropian, vendet anëtare do të dinë të mbajnë fjalën e dhënë, e për fat të keq, ende të pambajtur. Është e vështirë të ekzagjerosh rëndësinë që ka për rajonin, por edhe për BE mbajtja e kësaj fjale, sidomos tani që nuk ka më asnjë argument që mban ujë për të vonuar fillimin e negociatave. Përkundrazi, ka më shumë argumente se kurrë në favor të hedhjes së këtij hapi të radhës. Argumente që lidhen me perspektivën e rajonit, argumente që lidhen me të ardhmen e raportit të BE me rajonin, por edhe argumente që lidhen me vetë imazhin e besueshmërinë e BE. Sepse në njëfarë mënyre, ashtu siç BE vlerëson rajonin tonë përmes këtyre progres raporteve, ashtu është duke vlerësuar edhe rajoni ynë, por edhe aktorë të tjerë që për rajonin kanë një vizion të ndryshëm vetë BE”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00