Xhaçka në tryezën e rrumbullakët të KKIE: BP rajoni më i rrezikuar pas Ukrainës, të përshpejtohet procesi i integrimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ku u diskutua mbi sfidat e integrimit në BE.
Ministrja Xhaçka theksoi se pas krizës së shkaktuar nga situata në Ukrainë, ishte e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin e integrimit në mënyrë që stabilizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur por se Ukraina po kthehet në burim shpërqendrimi e arsye, për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e rajonit.
“Ballkani Perëndimor, është ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Vladimir Putin, pas Ukrainës. Sot që flasim, shohim një BE ku në qasjen ndaj integrimit të rajonit tonë ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë. Ajo që është e sigurt është që teksa BE mendohet, ne do të vazhdojmë punën për reformat e për evropianizimin e vendit dhe do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë mundësitë tona për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Ashtu siç do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë mundësitë tona në Këshillin e Sigurimit e kudo, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”, u shpreh Kryediplomatja Xhaçka në fjalën e saj.
Pjesë e tryezës ishte edhe ambasadori në ikje i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, për të cilin Ministrja Xhaçka shprehu vlerësim maksimal, duke e cilësuar një mik të mirë që e ka ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00