Xhaçka: Shqipëria ka bërë gjithçka i është kërkuar, radhën e ka BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Kuvend i ka kërkuar Bashkimit Evropian të vlerësojë reformat e arritura nga Shqipëria dhe të mbajë premtimin sa i takon integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Ajo që më bën optimiste që gjatë këtij viti nuk do të përsëritet më historia e zvarritjeve njëherë me 5 kushte e pastaj me 15, është fakti që mesa duket, brenda vetë BE, ka një ndërgjegjësim që refuzimi ose shtyrja për herë të disatë i mbledhjes ndërqeveritare, në një kohë kur qartazi Shqipëria i ka plotësuar të 15 kushtet, do të rrezikonte seriozisht vetë kredibilitetin e BE”, nënvizoi ministrja Xhaçka.
Sipas saj zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, të qeta dhe të gjithëpranuara, do jetë çelësi që do të hapë derën e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Është e vërtetë që ne si mazhorancë kemi përgjegjësitë tona. Por është po aq e vërtetë që deri sot që flasim i kemi trajtuar këto përgjegjësi me seriozitetin maksimal”, u shpreh ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ajo nënvizoi raportin paraprak që OSBE/ODHIR publikoi dy ditë më parë për zgjedhjet e 25 prillit. Për ministren Xhaçka, ky raport është më i miri që këto dy organizma kanë hartuar për zgjedhjet në Shqipëri

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00