Xhaçka takim online me Dovžan: Vlerësojmë angazhimin e Sllovenisë në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim online me Sekretarin slloven të Shtetit për Punët e Jashtme, Gasper Dovžan. 
Ministrja Xhaçka uroi Slloveninë për marrjen e mandatit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, teksa theksoi se Sllovenia do të jetë një zë i fortë në avancimin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 
Kryediplomatja shqiptare theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë një fortesë e vlerave evropiane dhe jo pika e dobësisë së sigurisë të saj. 
"Një shkëmbim mjaft i frytshëm me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Sllovenisë, Gašper Dovžan. Vlerësova angazhimin e Sllovenisë kundrejt procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Mirëpresim Presidencën sllovene të BE dhe punën e tyre gjatë gjysmës së dytë të 2021, gjithashtu dhe avancimin e bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian", shkruan ministrja në rrjetet sociale

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00