Zëvendësministrja Fino pret në takim delegacionin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, zhvilloi në ambientet e MEPJ, një takim pune me delegacionin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) i kryesuar nga Z. David Mcallister, kryetar i këtij Komiteti. Ndër të tjera në takim u diskutuan çështje si linjëzimi i politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE, zbatimi i sanksioneve të vendosura në kuadër të sulmit ushtarak rus në Ukrainë, marrëdhëniet rajonale të Shqipërisë, etj.
Znj. Fino falënderoi anëtarët e delegacionit mbi votimin me shumicë të gjerë të eurodeputetëve të Parlamentit Evropian të Raportit të Parlamentit Evropian për Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2021 dhe i siguroi për vazhdimin e orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimin e palëkundur ndaj BE-së. Znj Fino vlerësoi thirrjen e qartë të Parlamentit Evropian për hapjen pa vonesë të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, nëpërmjet konferencës së parë ndërqeveritare.
Zëvendësministrja Fino informoi euodeputetët lidhur me linjëzimin e plotë të politikës së jashtme të Shqipërisë me politikën e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të Unionit, përfshirë në kuadër të agresionit rus mbi Ukrainën, që u vlerësua posaçërisht nga delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00