Zëvendësministrja Malo me Kryetarin e Prezencës së OSBE, Bochardt, vlerësohet angazhimi i Shqipërisë për përmbushjen me sukses në rolin e Kryesisë së OSBE

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo, zhvilloi një takim me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin, Bernd Borchardt.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë që ka marrja e Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020, që përbën një moment të veçantë të angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

Znj. Malo, shprehu angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur me sukses rolin e Kryesisë së OSBE-së, duke ofruar kontributin e saj për forcimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në hapësirën e OSBE-së.

Në vijim, të dy bashkëfolësit diskutuan e ndanë mendime mbi ecurinë e fazës përgatitore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së, ndërsa Ambasadori Borchardt shprehu gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së për të kontribuar e mbështetur Kryesinë shqiptare në realizimin e prioriteteve të saj.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe mbi bashkëpunimin dypalësh, duke vlerësuar rolin dhe angazhimin e OSBE-së në mbështetje të reformave të ndërmarra në vend.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00