Zhvillohen konsultimet diplomatike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë

Më datë 5 mars 2018 u zhvilluan në Tiranë konsultimet diplomatike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Etjen Xhafaj, ndërsa pala sllovene nga Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Andrej Logar.

Në takim u evidentua fryma miqësorë dhe konstruktive e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si dhe vullneti për të intensifikuar më tej dialogun politik në dobi të bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal. Në kuadrin dypalësh, Zëvendësministri Xhafaj nënvizoi gatishmërinë për të mirëpritur investime dhe projekte sllovene në sektorët e energjisë, turizmit, infrastrukturës, etj. si dhe u ra dakord për të vijuar me plotësimin e kuadrit ligjor në këto fusha. 

Këto konsultime shërbyen për të bashkëndarë mendime lidhur me situatën e fundit në rajon dhe më gjerë, me theks në rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e Sllovenisë për të gjitha vendet tona përgjatë këtij rrugëtimi dhe në mënyrë të veçantë ndaj procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00