Zhvillohet Komiteti i Shtatë i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri

Ministrja Gjosha: Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur, reforma në drejtësi e domosdoshme për qytetarët dhe procesin e   integrimit

Komisioni Europian vlerëson progresin me 5 prioritetet

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në mbledhjen e shtatë të  Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri zhvilluar me 9 qershor 2016 në Tiranë. Të pranishëm në këtë komitet ishin Drejtoresha e re për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, znj. Genoveva Ruiz-Calavera dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare dhe të Komisionit Europian.

Në fjalën e saj Ministrja Gjosha, theksoi se është detyrim i të gjitha palëve politike   ndaj qytetarëve shqiptarë, miratimi  sa më i shpejtë  në Parlament i  reformës në drejtësi.

“Shqipëria nuk mund të humbasë më kohë. Vendi ka nevojë për reformën në drejtësi, qytetarët tanë kanë nevojë për këtë reformë. Reforma në Drejtësi është thelbësore për procesin e integrimit europian dhe hapjen e negociatave. Integrimi Europian mbetet prioriteti ynë kombëtar”, tha Ministrja.

Sipas Ministres reforma do të kontribuojë në krijimin e një imazhi më të mirë ku partnerët e Shqipërisë të kenë besim se ky është një vend ku shteti i së drejtës funksionon sipas standardeve të demokracisë.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e punës për plotësimin e 5 prioriteteve, ku përfaqësuesit e  Komisionit Europian vlerësuan progresin  e bërë.  

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00