Më 27 nëntor 2015, në Misionin e RSH. pranë BE-së u zhvillua një takim pune me Misionin e Malit të Zi pranë BE-së. Gjatë takimit u shkëmbyen vlerësimet e dy misioneve lidhur me ecurine e procesit të integrimit në vendet respektive dhe më specifikisht, vlerësimet në leximin e raporteve përkatës të publikuara nga Komisoni Europian me 10 nëntor 2015.
Gjatë takimit u evidentua se hapja e negociatave është një incentivë e domosdoshme për të vijuar në përmbushjen e prioriteteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga MSA në mënyrë më të fokusuar dhe efiçente.
Takimi ishte i dobishem edhe nga ndarja e eksperiencës së Malit të Zi në përgatitjen e strukturave për negocimin e kapitujve të veçantë të acquis communautaire dhe në nevojën që procesi i negociatave të karakterizohet nga pronësia dhe dinamizmi i vendit kandidat.