Zv. Ministri Tare, me homologun sllovak. Martin Klus: Shqipëria, gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare, priti sot në një takim, Sekretarin e Shtetit (Zv. Ministrin e parë) të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës sllovake, z. Martin Klus, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, bashkëpunimi dypalësh dhe situata në rajon, ishin në fokus të këtij takimi.
Zyrtarët vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe theksuan nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht bashkëpunimin në sferën ekonomike.
Një temë e rëndësishme në takim ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe paraqitja e progresit që ajo ka bërë në kuadër të reformave, veçanërisht në drejtim të reformës në drejtësi si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për plotësimin e prioriteteve kryesore në procesin e integrimit.
Sekretari i Shtetit, Klus, ri-konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Republikës sllovake për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe për organizimin sa më parë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në.
Zyrtarët diskutuan gjithashtu situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pala sllovake vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, si faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00