Zv/Ministret për Evropën dhe Punët e Jashtme, Malo dhe Fino takim virtual me Këshillin Kordinues të Diasporës

Zv/Ministret për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo dhe znj. Megi Fino zhvilluan sot një takim virtual me Këshillin Kordinues të Diasporës (KKD).
Zv/Ministret Malo dhe Fino pasi falenderuan anëtarët e KKD dhe shprehën mirenjohjen për kontributin e tyre në dobi të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, siguruan se bashkëpunimi midis KKD dhe gjithë organizmave dhe shoqatave të Diasporës me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vazhdojë me shumë përgjegjësi dhe përkushtim për të konkretizuar të gjitha projektet në vazhdim.
Anëtarët e KKD prezantuan punën e tyre tre vjeçare, që prej krijimit të KKD, në dhjetor 2019. Ata nënvizuan edhe problematikat që hasen në Diasporë, sidomos pas një periudhe të vështirë të mbylljes dhe pezullimit të shumë projekteve që ishin parashikuar, për shkak të pandemisë.
Një nga temat kryesorë që u diskutua nga KKD, ishte votimi në Diasporë si një e drejtë kushtutuese që e kanë të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë e punojnë.
Znj. Malo bëri një ekspoze të punës së deritanishme mbi këtë çështje duke u ndalur tek një ndër prioritetet e qeverisë, që është rregjistrimi i të gjithë popullsisë shqiptare që jeton jashtë, në rregjistrin kombëtar të gjendjes civile të Republikës së Shqipërisë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të realizojme votimin në diasporë si një e drejtë e të gjithë shqiptarëve.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00