Zv/Ministrja Fino takon delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kore e Jugut – Shqipëri: Potencial për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, priti në një takim anëtarin e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Grupit të Miqësisë Kore e Jugut – Shqipëri, Lee Yang Soo, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.
Zv/Ministrja Fino vlerësoi vizitën e delegacionit si një kontribut në intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe cilësisë së marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Duke vlerësuar praninë e kompanive koreano-jugore në vendin tonë, Zvm. Fino inkurajoi për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike, ku ekzistojnë ende potenciale të pashfrytëzuara.
Dy zyrtarët shprehën gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha me interes reciprok.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00