Zv.Ministrja Malo takon Ministrin Xhemal Çupi: Prioritet hartimi i planit të përbashkët të veprimit në diasporë

Zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artremis Malo, priti sot në një takim Ministrin për Diasporën në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, z. Xhemail Çupi.
Znj. Malo vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, të cilat janë tregues i qartë i vullnetit politik për një partneritet më të ngushtë në të gjitha fushat si dhe përshëndeti rolin konstruktiv dhe shumë aktiv të faktorit politik shqiptar në rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Përsa i përket diasporës të dy bashkëbiseduesit ranë dakort që të angazhohen për miratimin përfundimtar të “Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e Diasporës”, nënshkruar midis të dy qeverive, në 5 shkurt 2021, dhe më pas të fillojë implementimi dhe zbatimi i saj, duke u fokusuar në hartimin e një plani të përbashkët të veprimit në diasporë, programeve të përbashkëta kulturore për diasporën, bashkëpunimin direkt të institucioneve përgjegjëse dhe shkëmbimit të përvojave dhe programeve në fushën e diasporës.
Në takim u diskutua edhe për perspektivën e anëtarësimit në BE, si një sfidë e përbashkët për të siguruar stabilitetin rajonal. Zv/Ministrja theksoi se, duhet të gjejmë rrugët e përbashkëta që integrimi ynë i brendshëm të ketë një kornizë të përbashkët euro-atlantike dhe të tri shtetet Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të punojnë për një platformë moderne të bashkëpunimit brendashqiptar me axhenda e programe konkrete bashkëpunimi.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00