Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë ambasadës së RSH në Berlin në datat 14, 19, 20, 21, 26, 27 dhe 28 dhjetor 2022, mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e dokumenteve çdo javë nga e hëna deri të mërkurën, nga ora 10.00 deri në 14.00.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë Ambasada është e mbyllur.
Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) Ambasada është e mbyllur dhe nuk ofrohet asnjë shërbim.
Kush paraqitet jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk është e mundur t’i ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara mësipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.
Duke ju falendëruar për bashkëpunimin!
Ambasada e RSH në Berlin.