Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë ambasadës së RSH në Berlin në datat 2,3,8,9,10,15,16,17,22,23,24,29,30,31 maj 2023 mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e dokumenteve çdo javë nga e hëna deri të mërkurën, nga ora 10.00 deri në 14.00.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë Ambasada është e mbyllur.
Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) Ambasada është e mbyllur dhe nuk ofrohet asnjë shërbim.
Kush paraqitet jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk është e mundur t’i ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara mësipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
Ambasada e RSH në Berlin.